Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ka fare marre”… Majk sjell bashkëpunimin më të ri me reperin e njohur shqiptar!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. E përpos karrierës ku me të vërtetë është shumë i suksesshëm, Majk shpesh është bërë kryefjalë e portaleve për jetën e tij private.

E këtë herë, reperi e ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me bashkëpunimin e tij më të ri të sapo lançuar. Bëhet fjalë për “Pa Marre” me reperin e njohur shqiptar, Marin. Kënga është publikuar vetëm para pak orësh, teksa është gjithashtu e shoqëruar me videoklip. Për tekstin e këngës, padyshim që janë kujdesur vetë artistët.

Majk, gjithmonë është komentuar për vajza të ndryshme me të cilat ai mund të ketë qenë në një lidhje dhe para disa javësh ai u ‘kap mat’ nga me një tjetër vajzë. Prive ka siguruar disa fotografi ku reperi duket teksa ecën në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.

Para disa vitesh, Majk u përfol për lidhjen e tij me modelen, Majlinda Zeka. Dyshja fillimisht nuk e pranon lidhjen e tij, por pasi u fotografuan shpesh së bashku, reperi e pranoi. Më vonë ata u bënë prindër të një djali me emrin Roan, megjithatë nuk ishin më bashkë. Tani kujdestarinë e djalit e ka modelja, megjithatë edhe Majk e shohim që poston me të birin herë pas here.