Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari zbulon ‘look-un’ e saj për mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”!

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar të ftuarit special. Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar disa nga aktorët e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxha, Roerd Toçe, Luan Jaha dhe Ornela Ismaili për të treguar sekrete dhe të pathëna për filmin. Ama vetëm pak më parë u zbulua se e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme do të jetë Olta Gixhari për një rrëfim rreth prapaskenave të filmit “Në kuadër të dashurisë”, tek loja me Luiz Ejllin dhe jurinë e DWTS. Emocione, të qeshura dhe një kamera e fshehtë, e pazakontë!

Vetëm pak më parë Olta ka postuar një video, ku ka zbuluar ‘look-un’ e saj për episodin e sotëm të “Më lër të flas”. E veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata dhe me buzë të kuqe, Olta është gati për të zbuluar sekrete nga prapaskenat e “Në Kuadër të Dashurisë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)