Gossip Showbiz

Pak pas martesës, Ariana Grande fotografohet për herë të parë në publik me bashkëshortin!

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande, para pak ditësh lidhi kurorë me partnerin e saj Dalton Gomez. Ky i fundit i bëri një propozim për fejesë që në muajin dhjetor dhe fill pas këtij propozimi, Ariana u shfaq me një unazë të madhe diamanti në gisht.

Vetë Ariana postoi disa foto nga ceremonia e fshehtë, ku dukej e mrekullueshme me fustanin e bardhë të nusërisë, të cilat i ka shoqëruar si mbishkrim me datën e martesës.

Së fundmi dyshja e njohur është fotografuar në publik duke darkuar bashkë me miqtë e tyre në Los Angeles. Disa burime u shprehën se:

Ata dukeshin shumë bukur bashkë dhe shumë të dashuruar. Ariana ishte shumë e lumtur me Dalton dhe miqtë e saj.

Rikujtojmë, se ishte një mbrëmje e paharrueshme ajo e ndarjes së ceremonisë së çmimeve të ‘iHeart Radio’ dhe një ndër perfomancat më të komentuara ishte ajo e The Weeknd dhe Ariana Grande me ‘Save Your Tears’, një remiks i këngës së artistit kanadez që vjen këtë herë me zërin e ëmbël të Ariana Grande.

Muzeu Madame Tussauds njihet për statujat e dyllit të personazheve më të famshëm të huaj. Jo pak herë statujat kanë qenë zhgënjyese duke mos ju afruar fare realitetit ose me shumë gabime në punim. Për Ariana Grande kjo ishte statuja e dytë, pasi e para nuk ishte ashtu siç pritej, shumë ndryshe nga portreti i saj.