Celebrities Music Showbiz

Pas martesës, çfarë po sjellin Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj?

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ditën e djeshme ata kanë deklaruar se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram , ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Eni iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve. Megjithatë, së fundmi këngëtarja është rikthyer me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja. Pak më parë me anë të një postimi në Instagram, bukuroshja ka lajmëruar se ka gati projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me partnerin e saj, Gencin. Kënga do të publikohet të dielën dhe titullohet “Ama”.

 

Kujtojmë se çifti ka sjellë disa bashkëpunime më parë, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin për raste të veçanta. Eni nuk e ka fare problem të tregojë marrëdhënien e saj me djalin e Gencit nga një lidhje e mëparshme, me të cilin tregon se ka marrëdhënie fanstastike.