Showbiz

Pas skandalit të tradhëtisë, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson përballen për herë të parë

Kanë kaluar rreth 2 muaj që pas skandalit të tradhëtisë mes Tristan Thompson dhe Jordyn Woods (shoqes së ngushtë të Kylie Jenner), që shkatërroi marrëdhënien e Khloe Kardashian.

Asokohe Khloe bëri fajtore Jordyn për përfundimin e lidhjes së saj edhe pse Tristan është kapur disa herë mat duke tradhëtuar partneren e tij.

Ish-partnerët janë përballur për herë të parë me njëri-tjetrin në ditëlindjen e vajzës së tyre, True. Khloe organizoi një festë të madhe për vogëlushen e saj duke mos përjashtuar babain e fëmijës.

Ata kanë festuar të gjithë së bashku dhe janë përpjekur të duken të lumtur për hir të vajzës së tyre ndërkohë që motrat e tjera të saj nuk kanë qenë dakort me këtë vendim.