Celebrities Gossip Showbiz

Pas u bë nënë për herë të parë Genta i rikthehet muzikës me një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur turk!

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të këtij viti. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram para pak muajsh publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

Pak pasi u bë nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe ky projekt e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. E artistja na surprizoi me një tjetër bashkëpunim këtë fillim sezoni veror. “Gidiyom” titullohet kënga e Gentës e cila vjen në duet me reperin turk Eypio.

Tanimë, Genta nuk ngurron t’i tregojë vogëlushët e saj në rrjete sociale e para disa javësh ajo ka ndarë me ne pamjen më të ëmbël të mbrëmjeve të saj, teksa na ka zbuluar dhomën e binjakëve dhe duke na uruar natën e mirë me engjëjt e saj.