Lifestyle Love & Sex

Për ju që jetoni në një shtëpi me vjehërrit dhe kjo po ndikon në jetën tuaj seksuale, ky është artikulli i duhur për ju!

Një nga situatat më sfiduese në jetën në çift është të duash të bësh seks dhe të mos mundesh sepse nëpër shtëpi është vjehrra dhe vjehrri. Edhe nëse jetoni në një shtëpi të madhe, mungesa e privatësisë të frustron, sidomos kur vjen puna tek intimiteti. Nuk mund të përqafoheni apo të putheni sepse mendimi që dikush mund të hyjë papritur në dhomë është gjithmonë aty. Vetë ideja e të bërit seks ndërkohë që prindërit janë në shtëpi është e sikletshme, por njeriu përshtatet. Ja disa këshilla për të mos e bërë të lodhshëm seksin kur jeton me prindërit e tij.

1. “Nxehe” pak situatën para

Seksi nuk është gjithmonë qëllimi. Përfshini pak më shumë paralojën. Ngacmojeni që në kuzhinë që t’ju ndjekë në dhomë teksa e dëgjoni të japë justifikimin më idiot të mundshëm atyre të shtëpisë. Ndërkohë, ti mund ta presësh me çokollata dhe të brendshme seksi.

2. Gjej kohën e duhur

Nuk ke pse të presësh gjithmonë mbrëmjen për seks të zjarrtë. Mund të jetë një seks i shpejtë dhe shumë i zjarrtë. Shfrytëzoni rastin kur prindërit të mos jenë në shtëpi dhe mos e lini t’ju shkojë dëm.

3. Kamuflohuni

Nëse do bëni seks në një shtëpi me ta, të paktën kamuflohuni. Ngrini zërin e  televizorit dhe vazhdoni të qetë.

4. Kaloni një natë jashtë shtëpisë

Herë pas here rikujtoni 100% pasionin që ju çon drejt njëri-tjetrit. Një natë në një resort në periferi, në mal apo buzë detit, do t’ju kthente me buzëqeshje në shtëpi.

5. Organizoni ca pushime për vjehërrit

Dërgojini tek kushërinjtë që kanë jashtë ose në plazh për t’u shlodhur. Sigurohuni t’i paguani gjithçka dhe kështu bëni shumë të mira në të njëjtën kohë. Vjehrri dhe vjehrra do të jenë mirënjohës për bujarinë kurse ti dhe ai do të jetoni të lumtur në shtrat edhe për ca ditë.

6. Mos hiq dorë nga veshjet seksi

Edhe pse të duhet të kesh gjithmonë një palë pizhama të trasha sipër, veshjet seksi nuk duhet të mungojnë.