Auto & Moto Botë e Çuditshme

Për një eksperiencë ndryshe Crayford mendon për ju, prezantohet makina e plazhit!

Në Angli do të prezantohet këtë javë Mini Mojito, një model i ri makine që pretendon të kthehet në një simbol të vërtetë në zonat e plazhit. Krijuesi i kësaj makine është Crayford, një ndërmarrje karrocerie britanike që ka rreth 60 vite histori dhe që është bërë i famshëm në të kaluarën për përshtatjet e versioneve të Mini, Rover, Lotus apo Mercedes-Benz.

Mini Mojito nuk ka dyer, ndërsa çatia mund të montohet nëse e shihni të arsyeshme. Sigurisht që motori i kësaj makine është elektrik, por Crayford nuk ka dhënë detajet teknike të tij.