Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

Personazhi, i cili ka grumbulluar më shumë ndjekës këtë javë në Instagram, do t’ju befasojë të gjithëve! Ai është…

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes me minus 3 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 582 mijë ndjekës në 579K. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

9. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e nëntë këtë javë, duke qenë se ka humbur 2 mijë ndjekës.

8. Nga vendi i parë i javës së kaluar, Ronaldo Sharka renditet në vendin e tetë. Këtë javë ai ka humbur 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 147 K.

7. Moderatorja Dea Mishel Hoxha nga vendi i dytë ka kaluar në atë të shtatë, duke humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

6. Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.

5. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike dhe për një bashkëpunim muzikor mes saj dhe Dj Geek.

4. Një hyrje e re këtë javë është Nita Latifi, e cila renditet menjëherë në vendin e katërt. Këngëtarja kosovare ka fituar 2 mijë ndjekës, duke shkuar në 140K.

3. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito ka patur një rritje këtë javë, duke iu shtuar 2 mijë ndjekës të rinj.

2. Olta Gixhari, e cila është gjithashtu protagoniste kryesore në filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 428 K ndjekës.

1. Vendi i parë për këtë javë është një surprizë për të gjithë ne. Armaldo Kllogjeri ka grumbulluar plot 4 mijë ndjekës të rinj. Nga 119K ai ka shkuar në 123K.