Showbiz

Pjesëtarja e “Spice Girls”, Mel C vjen me një klip të ri ku shndërrohet në një robot

Nuk dihet se çfarë po ndodh me ribashkimin e “Spice Girls” për të cilën u fol kaq shumë por secila nga vajzat është e angazhuar me projektet private.

Së fundmi, Mel C ka publikuar klipin e projektit më të ri muzikor i quajtur “Blame it on Me” që është mjaft interesant.

Edhe pse 46-vjeç, këngëtarja ka vendosur të vijë energjike, koherente dhe shumë moderne. Krahas faktit që dukej në formë të shkëlqyer ajo çfarë ka habitur fansat e saj është fakti që në klip Melanie, shndërrohet në një robot avatar.

Krahas kësaj në videon 3 minutëshe, ylli i muzikës shfaqet duke luftuar armikun në betejë. Për më tepër ndiqni klipin e këngës “Blame it on Me”.