Gossip Sport

Plas skandali në “Euro 2020”, portieri polak Szczesny fotografohet duke pirë cigare…

Wojciech Szczesny, është vendosur në qendër të kritikave pasi është parë me një paketë cigare në dorë, pak para sfidës ndaj Spanjës. Portieri polak, është fotografuar me një cigare në gojë, teksa u largua nga hoteli me ekipin e skuadrës para se të fluturonte për në Sevilje.

31-vjeçari ishte veshur me veshje stërvitore të ekipit kombëtar të Polonisë, një bluzë të kuqe me vija të zeza dhe një kapele të zezë. Kjo nuk është hera e parë që portieri është parë duke pirë duhan, pasi dy herë ka ndodhur kur ai luante për Arsenal. Asokohe, trajneri Arsene Wenger e gjobiti me 20 mijë paund gjobë. Madje nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League, e u transferua në formën e huazimit te Roma. Por, mesa duket Wojciech nuk heq dorë nga vesi i tij. Sa do t’i kushtojë këtë rradhë ky veprim mendoni ju?

Rikujtojmë se sfida e pak ditëve më përpara Poloni-Sllovaki u mbyll 1-2. Pas autogolit të portierit Szczesny, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, Polonia barazoi shifrat me Linettly. Ishte Skriniar që i dha golin e fitores sllovakëve. Ndërkaq Polonia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq për Kriçoviak.

Polonia kështu humbi debutimin në “Euro 2020” dhe Wojciech Szczesny u bë portieri i parë që shënoi një autogol në një kampionat evropian. Një fat i keq që ka tërhequr shumë kritika mbi portierin e Juventusit, por mes kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, ka theksuar bashkëshortja e Szczesny.