Celebrities Showbiz

Produksioni vendosi! A do të kthehet Einxhel Shkira në shtëpinë e “Big Borther VIP”?

Pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, moderatorja Einxhel Shkira ka përjetuar një moment aspak të këndshëm. Teksa ishte duke luajtuar me banorët, Einxhel është rrëzuar dhe ka vrarë krahun. Më pas ajo u dëgjua teksa bërtiste dhe thoshte se ka thyer krahun. Në atë moment, banorët që ishin në dhomë e ndjenjës fillojnë të qeshin duke menduar se është shaka dhe duke mos e marrë seriozisht, por kur shohin se situata është e rëndë i shkojnë në ndihmë.

Ndonëse fillimisht e morën me të qeshura të gjithë banorët iu gjendën pranë kur Einxhel nuk po lëvizte e po qante duke thënë se ka thyer krahun. Është dashur ndërhyrja e mjekëve për të parë gjendjen e saj. Megjithatë, ajo ka qëndruar e shtrirë në shtrat teksa banorët janë munduar ta bëjnë për të qeshur.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje ndërsa edhe spektaklin e një nate më parë e ndoqi nga dhoma e spitalit. Por pas zhvillimeve të ditës së sotme Produksioni ka njoftuar përmes faqes në rrjetin social Instagram se vendimi është marrë pas konsultimit me stafin mjekësor dhe është vendosur që Einxhel do të kthehet në shtëpinë e Big Brother Vip.

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!