Celebrities Gossip Showbiz

Pse ditëlindja e Taylor Swift ishte kaq e veçantë këtë vit?!

Ajo nuk e di për ty, por Taylor Swift po ndihet 32! Së fundmi këngëtarja e njohur ka festuar ditëlindjen e rrethuar nga disa miq të famshëm, duke përfshirë motrat Haim, Diana Silvers dhe Gracie Abrams. Swift ndau festimet e saj të ditëlindjes me Alana Haim, e cila mbush 30 vjeç më 15 dhjetor.

Në foton e postuar në krah të Alana-s, Taylor ka shkruar se:

Mos e thuaj, mos e thuaj OK, po e them:”Ndihem 32″ dhe Alana po ndihet 30. Mos u shqetësoni, ne i testuam të gjithë! Faleminderit shumë për urimet e ditëlindjes, ju dua shumë të gjithëve.

HAIM ndau gjithashtu një foto të Swift dhe Alana duke pozuar pranë një torte për të dyja. Abrams gjithashtu ndau një selfie me Swift dhe Silvers në Instagramin e saj.

 

Reperja e njohur Cardi B gjithashtu zgjodhi që ta uronte këngëtaren Taylor Swift në rrjetin e saj social Twitter.

Ndërkohë që edhe Carole King shkroi:

Gëzuar ditëlindjen Taylor!

Të panumërt ishin yjet dhe fansat të cilët zgjodhën që ta uronin këngëtaren bukuroshe në mënyra të ndryshme. Disa nëpërjmet postimeve në rrjetet e tyre sociale Twitter, TikTok dhe disa nëpërmjet postimeve në InstaStory.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Taylor Swift është paditur së fundmi nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler, të cilët pretendojnë se hiti i saj i vitit 2014 “Shake It Off” mori rreshtat nga kënga e tyre e vitit 2001 “Playas Gon’ Play”, e cila u interpretua nga grupi i vajzave 3LW. Çështja ishte pushuar më parë nga gjyqtari, por apelimi do të thotë që kantautorët do të kenë mundësi të paraqesin çështjen e tyre në gjykatë.