Celebrities Gossip Showbiz

Rastësi apo jo? Jennifer Garner “kopjon” veshjen e Jennifer Lopez!

Së fundmi aktorja e njohur Jennifer Garner ka bërë një paraqitje në “Good Morning America” por një vëmendje shumë të madhe ka marrë edhe zgjedhja e veshjes së saj. Ajo kishte veshur një fund rozë nga Valentino me vlerë 5500 dollarë, që të kujton edhe daljen e fundit dhe veshjen nga gruaja e ish-burrit të saj Ben Affleck, Jennifer Lopez. Garner e kombinoi fundin me një bluzë të bardhë me kopsa dhe me një rrip të zi me detaje flori.  Ky kombinim elegant i bënte jehonë fustanit me lule rozë dhe të bardhë të Lopez-it Bach Mai, të veshur në Daytime Beauty Awards.

Fustani i bardhë i Lopez përmbante lule po në të njëjtën ngjyrë si fundi i Garner dhe me një dekolte. Ajo e kombinoi me aksesorë të ngjashëm.

Garner dhe Lopez duket se kanë një marrëdhënie miqësore. JLo madje foli për pasiguritë e saj pas shtatzënisë teksa prezantoi një çmim në një ngjarje.

Të dyja thuhet se kanë një marrëdhënie pozitive sa i përket bashkëprindërimit, nga burime bëhet gjithashtu e ditur se ata kanë lënë pas dramën e së kaluarës së tyre dhe kanë krijuar një mjedis harmonik për fëmijët e tyre. Për Daily MAil është bërë e ditur se:

Drama e së kaluarës dhe emocionet e divorcit janë zhdukur prej kohësh dhe të gjitha po e bëjnë të funksionojë. Është vërtet një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi.

Affleck dhe Garner ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe kanë tre fëmijë: Violet, Seraphina dhe Samuel.