Sport

Reagimi i Granit Xhakës pas eliminimit të Zvicrës nga “Euro 2020”

Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë një rrugëtim fantastik në Kampionatin Evropian, “Euro 2020”. Zviceranët arritën për herë të parë në histori të tyre në çerekfinale të një gare të tillë, derisa ishin shumë pranë kalimit në gjysmëfinale, por që u mposhtën nga Spanja pas penalltive.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Zvicrës, njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Granit Xhaka mungoi në sfidën çerekfinale, por ai tregoi edhe njëherë se është një lider i lindur, duke zbritur në fushë para ekzekutimit të penalltive për të motivuar shokët e skuadrës.

Xhaka ndërkaq pas eliminimit të Zvicrës nga “Euro 2020” ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram duke shprehur se:

Këtij rrugëtimi të mrekullueshëm i erdhi fundi dhe më besoni, me të vërtetë dhemb. Por, nuk kam se si të mos jem krenar me këtë grup. Ne jemi një skuadër vëllezërish, të gjithë ne fitojmë së bashku, ne humbim së bashku. Është nder të luash me këta djelmosha dhe do të kthehemi edhe më të fortë.

Rikujtojmë, se Xhaka ishte më i miri në fushë në sfidën e 1/8 së finales, ku Zvicra shkaktoi befasinë më të madhe duke eliminuar favoritin kryesor për ta fituar evropianin, Francën. Rikujtojmë gjithashtu që Xhaka ishte lojtari më i mirë i kësaj ndeshje, duke fituar edhe çmimin nga UEFA. Shqiptari i Helvetëve hyri në konferencë duke i dhuruar çmimin e fituar si lojtari më i mirë i ndeshjes, trajnerit serb.