Showbiz

Reese Witherspoon nis një trend të ri memesh, po ju do të bëheni pjesë e saj?!

Aktorja hollivudiane Reese Witherspoon sapo ka krijuar një trend të ri në Instagram e konsideruar si një ndër memet më të pëlqyera të momentit.

44-vjeçarja ka krijuar kalendarin e vitit me mimika të ndryshme të fytyrës së saj të cilat përshkruajnë se si ka shkuar secili muaj. Këtë meme ajo e ka titulluar thjeshtë #2020 për të theksuar edhe një herë të gjitha gjërat që nuk kanë shkuar mirë deri tani.

Pasi flitet pa fund për 2020-ën si një vit jo i mirë dhe fatkeq, aktorja e famshme vendosi ta vizualizojë në këtë mënyrë. Shumë artistë të tjerë e kanë replikuar duke postuar mimikat e tyre të trishta bashkangjitur çdo muaji të vitit deri tani.

Po ju a do të bëheni pjesë të këtij trendi?!