Showbiz

Robert Patinson dhe Kristen Stewart por rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

Mbrëmjen e kaluar dy ish zogjtë e dashuruar janë kapur mat në festën e mikeshës së tyre të përbashkët në Los Angeles.

Ata janë fotografuar në një ambient të hapur ndërsa përpiqeshin të fshiheshin pas rrobave të errëta kapeleve dhe syzeve edhe pse ishte natë.

Në muajin prill u aludua se ata kanë nisur të shoqërohen sërish dhe një burim pranë Kristen konfirmoi për revistën “OK!” se aktorja shpreson që Robert t’ja falë tradhëtinë.

Lidhja e tyre 3-vjeçare mori fund pasi 27-vjeçarja u fotografua duke tradhëtuar të dashurin e saj britanik me regjisorin e “Snow White and dhe Huntsman”, Rupert Sanders i cili asokohe ishte i martuar.

“Ata po i marrin gjërat me qetësi dhe po mundohen të ruajnë një profil të ulet në mënyrë që askush të mos e kuptojë se janë bashkë” ,-shtoi burimi.