Celebrities Showbiz

Sapo na ‘shkrinë’ zemrat, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen teksa dhurojnë një puthje gjithë dashuri!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën më të dashuruar se kurrë këtë të dielë, teksa ecnin të kapur dorë për dore në qytetin e New York, pas koncertit “Global Citizens Live”. Këngëtarja 52-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbërt dhe të kaltërt, me një rrip të lidhur në bel dhe një pallto në po të njëjtën material dhe ngjyrë. Ylli i “Hustlers” kishte vendosur ti mbante flokët lëshuar dhe si aksesor kishte vënë një palë syze dhe vathë të mëdhenj, ndërsa në qafë mbante një varëse. Ndërsa Affleck, ishte i veshur me një pallto në ngjyrë gri mbi një këmishë me jakë blu, xhinse dhe çizme në ngjyrë të zezë.

Çifti i ribashkuar u panë duke kapur duart dhe duke u puthur teksa shijonin shëtitjen e tyre në parkun “Madison Square”. Artistja e hitit “The Love Don’t Cost a Thing” doli në skenë në Central Park në New York, për koncertin “Global Citizen Live” ditën e shtunë. Ajo performoi repertorin e saj live që përfshinin hite të tilla si “Jenny from the Block”, “Cambia el Paso”, “All I Have”, “I’m Real” , “Ain’t It Funny” dhe “On My Way”. Në koncertin e “Global Citizens Live” ajo u shpreh se:

Ne mund të bëjmë gjithçka me dashuri. Dashuria bën mrekullira, më besoni. Mund të them se kohët e fundit, ka vetëm dashuri në mendjen time dhe jam shumë e lumtur.

Lopez dhe Affleck në fillim të këtij muaji ecën në tapetin e kuq për herë të parë që nga lidhja e tyre e mëparshme nga viti 2002 deri në vitin 2004. Ata u panë në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit” në Venecia për debutimin e filmit të Ben. Ata janë në një lidhje romantike që nga prilli i këtij viti, pasi ajo u nda nga ish-i fejuari Alex Rodriguez. Muajin e kaluar, një burim për “US Weekly” tha se:

Ata të dy janë çmendurisht të dashuruar dhe nuk duan ta lënë njëri-tjetrin këtë herë dhe po mendojnë seriozisht për t’u martuar.

Rikujtojmë se, Jennifer Lopez u pa duke ecur me fëmijët e saj, Emme dhe Maximilian, në rrugët e Los Angeles këtë të enjte. Ata dhe personat që i shoqëronin mbanin të vendosura maska për t’u mbrojtur nga COVID-19. Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj Marc Anthony, kanë dy fëmijë dhe ajo aktualisht po kërkon që familja e saj, së bashku me fëmijët të qëndrojnë me atë të partnerit të saj aktual, Ben Affleck.

Gjithashtu, dyshja e njohur nuk e ndjekin njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram. Pavarësisht se Jennifer e zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram në muajin korrik, një kërkim i vogël me emrat e tyre në listën e personave që ata ndjekin, bëri që të mos gjendeshin gjëkundi.