Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha na tregon pak nga provat për natën e parë të “Dancing with the Stars”!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, nis rrugëtimin në “Dancing with the Stars”, i cili do të na shoqërojë çdo të premte nga data 7 tetor . Të gjithë konkurrentët ashtu edhe si dhe Sara kanë nisur provat për natën e parë të spektaklit e këtë bukuroshja na e ka treguar vetëm pak më parë, duke postuar një video teksa shfaqë veten e saj shumë të lodhur nga provat, duke na treguar kështu se po punon shumë që të ketë një performancë sa më të mirë natën e parë të spektaklit.

Por kush do ta shoqërojë Sarën në këtë rrugëtim në DWTS?! 9 vite përvojë në trupën e baletit të Top Channel dhe tërësisht komod me botën e spektaklit. A është ky asi nën mëngë që ka Luixhino, për ta ndihmuar Sarën që të shkëlqejë?

Edhe pak ditë na ndajnë nga magjia e DWTS. Ne na mbetet t’i urojmë çiftit shumë suksese në këtë rrugëtim dhe padiskutim që presim shumë nga ky kombinim.