Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha në gjendje jo të mirë shëndetësore, a do të mungojë këtë javë në “Dancing with the Stars”?

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.

Sara ka nisur nga provat për koreografinë e kësaj jave, ama mesa duket gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Kjo për shkak se bukuroshja ka pësuar një incident dhë për shkak ka ‘këputur mish’ dhe këtë na e ka treguar vetë Sara, ama duket se nuk është diçka shumë e rëndë, pasi mbrëmjen e djeshme ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Make-up Artistit, Henri Gjata. Gjatë postimeve nga festa, një mikeshë e saj ka postuar një video të Sarës, ku ka shkruar:

Me pak dhimbje, por prap nuk dorëzohemi

Më pas Sara e ka ripostuar këtë video dhe ka treguar më shumë:

Kam ‘këputur mish’, por nuk ka gjë. Kjo nuk është arsye për të dal sidomos kur ka Henri ditëlindjen.

Nuk e dimë nëse kjo gjë i ka ndodhur gjatë provave të kërcimit apo jashtë në përditshmërinë e saj, megjithatë shpresojmë që Sara të mos mungojë këtë javë në spektakël dhe të japë më të mirën e saj.

 

Sara shpesh poston foto ose video gjatë provave të kërcimit, së fundmi bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku na ka treguar fytyrën e saj jo të gëzuar ditën e parë të provave për koreografinë e re për javën që vjen. Duket se Sara nuk është shumë entuziaste për këtë javë e këtë na e ka treguar më së miri shprehia në fytyrën e saj.

Nata e javës së kaluar në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. E normalisht që kjo gjë e ka mërzitur Sarë, e cila pas performancës dhe vlerësimit të jurisë ka postuar një foto të saj, ku shfaqet e mërzitur dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj që ta votojnë dhe ta çojnë në gjysëmfinale.