Celebrities Fashion Film & Tv Showbiz

Shkëlqeu me veshjen e saj në tapetin shampanjë, por Lady Gaga rrëmben gjithë vëmendjen me paraqitjen në skenën e Oscars!

Pas pasigurisë rreth performancës të së dielës mbrëma, Lady Gaga performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars. Gaga shkëlqeu me paraqitjen e saj në tapetin shampanjë, por momenti i saj i madh në skenë teksa performoi “Hold My Hand” nga filmi “Top Gun: Maverick”, ishte shumë larg kësaj.

Këngëtarja ka bërë një surprizë mbrëmjen e së dielës, kur më në fund doli në skenë për të performuar. Ajo u shfaq fillimisht në tapetin e ceremonisë me grim të rënduar, buzëkuq të kuq të ndezur dhe një fustan të zi mahnitës të tejdukshëm. Por në skenë, grimi i rëndë ishte zhdukur dhe ajo vendosi të vishte një bluzë të zezë dhe xhinse të grisura.

Kjo ishte padyshim një pamje më natyrale dhe gati-gati askush nuk e njohu atë. Përpara se të performonte live “Hold My Hand”, këngëtarja u shpreh:

Është thellësisht personale për mua. Ne kemi nevojë për dashuri për të ecur përpara në këtë jetë dhe të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë. Ka heronj kudo rreth nesh, por mund të kuptosh se mund të jesh heroi i vetes, edhe nëse ndihesh i thyer brenda.