Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Shkenda Lili: “Te mua kanë ardhur edhe politikanë dhe gratë e politikanëve për investigim!”

“Ndryshe” këtë episod nuk mund të vinte më ndryshe se kaq. E ftuara e kësaj jave është padyshim shumë e veçantë, me daljet e saj të pakta publike, por që zbulon jo pak gjëra interesante. E vendosur para pyetjeve sa ngacmuese aq edhe ‘funny’ të Salsanos dhe Adit, detektivja private që investigon shumëçka, duke nisur nga tradhtitë në çift e deri te shumë të tjera, na rrëfeu më shumë për profesionin e saj.

Fillimisht, Shkenda na tregoi se si nis gjithçka dhe se si tanimë për të punon një ekip i tërë.

Kam gati 7 vite që punoj, në fillim i mbuloja vetë të gjitha. Duke u shtuar dhe puna kam krijuar grupin tim profesionist. Jemi dy-tre grupe që alternohemi me njëri-tjetrin. Vetëm kur e shoh të vështirë një çështje ndërhyj vetë. 

Përgjithësisht, rastet që janë drejtuar te biznesi i saj kanë qenë ashtu siç janë dyshuar nga klientët apo shumica prej tyre janë thjesht dyshime të kota?

Çdokush që vjen në zyrën time e ka një dyshim. Kur vijnë te unë nuk vijnë kot dhe rezulton që ai dyshim në 70% të rasteve janë të vërteta. Ka dhe nga ato që janë të fiksuar. Ka disa që e dinë por duan prova faktike.

Cilët tradhtojnë më shumë burrat apo gratë është pyetja që padyshim ka shumë kuriozitet e kush më mirë se Shkenda mund të na përgjigjej. Detektivja gjithashtu na tregon dhe cila ka qenë mosha më e madhe që i kanë kërkuar të investigojë.

Vitet e e fundit janë të dy gjinitë në baraspeshë, vijnë si burrat dhe gratë. 65 vjeç ka qenë mosha më e madhe që më kanë kontaktuar. Më ka ardhur burri që jeton në Itali dhe kërkonte të invetigonte gruan 63 vjeçe. Jo, si përfundim ajo nuk e tradhtonte.

Po, politikanë a vijnë në zyrën e saj për të kërkuar investigim për gratë e tyre?

Te mua vijnë kategori të ndryshme, nga shtresa e mesme deri te ajo e lartë. Pra, vijnë si politikanë ashtu edhe gratë e politikanëve. 

A mendon Shkenda t’i futet në një të ardhme politikës? Po ‘BBV’ do e konsideronte si ekperiencë?

Po, do i futem besoj politikës në një të ardhme. Në “BBV” nuk do futesha pasi do investigoja të gjithë banorët e tjerë, do ju nxirrja të palarat.