Celebrities Gossip Showbiz

Shoqe të tilla paçit! Kim Kardashian i dhuron për ditëlindje mikes së saj dhuratën super luksoze!

Tanimë çdo gjë që ndodh rreth jetës së familjes Kardashian-Jenner bëhet menjëherë lajm. Së fundmi, themeluesja e “KKW Beauty”, Kim Kardashian ka surprizuar mikeshën, njëkohësisht edhe ish-ndihmësen e saj duke i dhuruar një çantë luksoze të firmës Hermès Kelly për ditëlindjen e saj të 32-të. Kjo çantë kushton as më pak e as më shumë, por $25,000! Por fundja, çfarë i ka kaq lekë Kim Kardashian?!

Stephanie Shepherd, e njohur më mirë si Steph Shep e falënderoi miken e saj, yllin Kardashian për dhuratën e shtrenjtë duke postuar një foto emocionuese teksa të dyja përqafoheshin me njëra-tjetrin e duke i dedikuar fjalët:

Besnikëria dhe bujaria jote për miqtë dhe familjen tënde janë të pakrahasueshme.

Rikujtojmë, se Steph u punësua si asistente ekzekutive e Kardashian në vitin 2013 dhe përfundimisht u bë COO e kompanisë së miliarderes, “Kardashian West Brands”. Por, Kim i ndërpreu lidhjet e biznesit me Shepherd në vitin 2018. Pavarësisht se u la e lirë si punonjëse, ajo ende kalon kohë me familjen Kardashian.

Rikujtojmë, se look-u i 40-vjeçares në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West. Veshja e Kim mori shumë kritika dhe së fundmi zgjodhi t’i mbylli gojën të gjithëve më një postim të fundit të bërë në rrjetin e saj social Instagram.

Ndërkaq, një veprim i fundit i reperit të njohur, Kanye West i habiti të gjithë. Ai nuk e ndiqte më mamanë e fëmijëve të rij në rrjetin social Instagram. Por, sipas disa burimeve nga “DailyMail” Kanye ka filluar ta ndjekë përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ‘followers’-ave.