Design

Shtëpia më e shtrenjtë në Dubai…

Hotelet me pesë yje sot ofrojnë gjithçka, nga shërbyesit personalë dhe vilat private me pishinë, tek makinat Bentley me shoferë dhe suita të mëdha. Por pak hotele luksoze iu ofrojnë klientëve të tyre shfrytëzimin e aeroplanit të tyre privat, plotësisht të personalizuar. Ndërkaq, një shtëpi në Dubai me vlerë 187 milionë euro është e dekoruar me 700,000 gjethe ari dhe përmban gur italian me vlerë rreth 25 milionë euro.

Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe janë të mbushura me rezidenca luksoze dhe të shtrenjta, ky pallat i veçantë ka arritur të lërë në hije gjithçka.

E vendosur në lagjen Emirates Hills, kjo pasuri përfshin 70,000 metrash katrorë, pjesë e së cilës është edhe një fushë golfi. Megjithatë, ngjitur saj ka rreth 6,000 metra katrorë të disponueshme në shitje nëse pronarët do duan më shumë hapësirë.

Rikujtojmë, se një kompleks rezidencial luksoz do të ndërtohet së shpejti në Dubai, nga Bugatti. Ky do të jetë projekti i parë i këtij tipi i markës së famshme të automobilëve. E veçanta e apartamenteve do të jetë garazhi brenda, në mënyrë që pronarët të mbajnë gjithmonë pranë vetes supermakinat e tyre.