Bota

Shuhet në moshën 44-vjeçare aktorja e njohur e filmit të Elvis Presley, Shonka Dukureh!

Aktorja Shonka Dukureh, e cila së fundmi bëri debutimin e saj në ekranin e madh si Big Mama Thornton në filmin e ri të “Baz Luhrmann Elvis”, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare. Dukureh u gjet e vdekur në një dhomë gjumi në shtëpinë e saj në Nashville, të cilën e ndante me dy fëmijët e saj të vegjël, kjo sipas njoftimit nga Departamenti i Policisë së Metro Nashville.

Njëri prej fëmijëve e gjeti atë të pavetëdijshme dhe shkoi në banesën e një fqinji, i cili telefonoi shërbimin e urgjencës. Policia tha se nuk kishte shenja keqtrajtimi, ndërkohë priten rezultatet e autopsisë nga eksperti mjekësor. Kujtojmë që filmi biografik i Elvis Presley, ku Dukureh portretizoi këngëtaren Big Mama Thornton, u publikua në mbarë botën në muajin qershor.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Agjenti i Hollywood-it, Byron Raphael, ka pohuar se Elvis Presley dhe Marilyn Monroe kaluan një natë pasioni në një dhomë hoteli. Ikonat e kulturës pop u takuan në Paramount Studios në qershor të vitit 1960 dhe deri më tani, ka qenë një mister se çfarë ndodhi mes dy nga yjeve më të famshëm në botë pasi u larguan.

Rikujtojmë, se shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t në Tupelo, Mississippi e cila u la e braktisur dhe në një moment pritej të shkatërrohej do të dalë në ankand. Sipas ‘The Post”, kjo është shtëpia e vetme e fëmijërisë së Mbretit të Rock and Roll-it që ka dalë ndonjëherë në treg. Çmimi fillestar i ankandit do të vendoset nga 30,000 deri në 50,000 dollarë.