Celebrities Film & Tv Gossip Ku ke humbur? | News Showbiz

Si nisi gjithçka për Stela Kotrin?! Moderatorja rrëfehet në Top Albania Radio: “Një ogur fantastik…”

E ftuar në episodin e dytë të emisionit “Ku Ke humbur” në Top Albania Radio ka qenë Stela Kotri. Një moderatore mjaft e dashur e cila spikati me talentin e saj dhe u pëlqye shumë nga publiku që me daljen e saj të parë në Top Select dhe për të vijuar karrierën më pas në emisionet sportive dhe ato të mëngjesit. Pavarësisht gjithçkaje Stela vendosi në një moment që të mos ishte më një vajzë ekrani dhe të shkëputej. Dalja e fundit ka qenë në vitin 2018 në Top Channel.

Si u bë Stela pjesë e një prej programeve më të ndjekura të të rinjve në atë periudhë siç ishte Top Select-i?

Ndihem me fat. Ishte momenti dhe mosha e duhur kur unë u gjenda në një konkurs që Top Channel bënte. Kam fituar audicionin, eksperiencën time e kisha nisur që në gjimnaz në radio. Kam qenë 19 vjeç por kur bëheshin konkurse ishte vetëm pasioni dhe dëshira, kam pasur një guxim të jashtëzakonshëm. Çdo audicion që bëhej unë do të shkoja dhe do të merrja pjesë. Konkurrova në Top Select dhe ka qenë me televotim në atë kohë. Mora një impakt shumë të madh edhe nga publiku. Një ogur fantastik.

Pas Top Select-it një eksperiencë që zgjati rreth 1 vit e gjysmë dhe angazhimit në projektet të tjera televizive Stela vendosi që në një moment të tërhiqej dhe të shkonte jashtë shtetit për të provuar diçka tjetër, konkretisht në Francë dhe ju përkushtua familjes dhe fëmijëve të saj. Në radio ajo rrëfeu se si ishte për të e gjithë kjo eksperiencë.

Tani jam kthyer përfundimisht. Ishte një periudhë pauze, reflektimi dhe testimi për të parë nëse ishte një gjë e mirë për veten dhe nëse ishte ajo që unë kërkoja. Këtë vendim e mora në një moment kur realisht ndihesha e lodhur dhe nga ekrani, ndoshta ngarkesa dhe fakti i të bërit nënë me dy fëmijë. Ndjeva sikur ekrani nuk po më përmbushte më përkundrazi mu kthye në boomerang. Më dukej sikur impenjimi për të dal në ekran, për të patur kontaktin me publikun mu kthye në stres dhe thashë pse duhet ta forcoj veten time.