Celebrities Gossip Showbiz

Si një baba i përkushtuar, këto janë fotot që publikon Justin Timberlake!

Justin Timberlake është një nga këngëtarët më të dashur. Ai ka fituar pëlqimin e fansave në të gjithë botën dhe kjo është vënë re edhe në suksesin e padiskutueshëm të projketeve të tij muzikore. Megjithatë, veç këngëve që publikon ai tashmë njihet edhe për krijimin e një familjeje shumë të shëndetshme, të cilën shpeshherë e ndan me ndjekësit në rrjete sociale.

Justin Timberlake, fituesi i Grammy-t tregoi me anë të një postimi se si ai balancon anën elegante të yllit me jetën e tij të përditshme me djalin Phineas. Justin Timberlake është përsëri shumë joshës, por duket pak më ndryshe tani që ai është baba i dy fëmijëve.

Fotografitë e fundit të Justin në Instagram dhanë një ide nga jeta e tij e shkëlqyer si baba i Silas dhe Phineas. Gjithashtu kishte fotografi të një darke romantike me gruan Jessica Biel. Në një nga fotot ndërkohë, dallohej një imazh i tryezës së tij, e cila ishte e grumbulluar me koleksionin e bizhuterive.

Justin ndau një fotografi të orës së tij dhe gjerdanit prej diamanti të shtrira rastësisht pranë një shisheje për fëmijë që ishte gjysmë e mbushur me qumësht. Dukshëm, ai ishte i armatosur me të gjithë aksesorët e duhur për ditën e tij në shërbimin e babait.

Kur është fjala për listën perfekte të këngëve për kohën e tij me familjen, Justin zbuloi se po dëgjonte albumin e ri të Drake, “Certified Lover Boy”, duke postuar një ‘screenshot’ në Spotify. Justin ka marrë pjesë në kompozimin e këngës së re të Drake “TSU”, e cila modelon versionin e “Sailing” të NSYNC si dhe “Half on a Baby” të R. Kelly, sipas mediave të huaja.

Fotografitë e tjera përshkruanin kopshtin e trëndafilave për Marilyn Monroe, një tas me atë që duket të jetë akullore me çokollatë dhe një video të një mali në një kodër. Duket se ai ka patur një kohë vërtet të mirë me familjen e tij dhe nuk ka humbur rastin ta ndajë atë me ndjekësit në Instagram, me disa foto e video, që siç i përshkruan vetë janë në rend rastësor.