Celebrities Gossip Showbiz

Siç i ka hije një DIVE, Angelina Jolie thyen rekord pak ditë pasi hapi Instagram-in!

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie së fundmi vendosi të hapë llogarinë e saj në rrjetin social, Instagram. Aktorja në postimin e saj të parë vendosi që të ndante një letër të cilën ia kishte dërguar një vajzë adoleshente nga Afganistani. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, shkroi për frikën e saj se kthimi i talebanëve do t’i japë fund karrierës së saj në arsim, duke thënë se të gjithë tani janë përsëri të burgosur.

Menjëherë pas kësaj, Jolie erdhi me një shkrim shumë prekës. Por, e dini që super ylli televiziv ka thyer rekord në Instagram?! Ajo u bë e para aktore që arrin 8.9 milionë ndjekës brenda tre ditëve. Ajo praktikisht është bërë personi i parë në botë që ka arritur të fitojë shumë shpejt një milionë ndjekës në këtë platform, përdoruese e së cilës ylli 46-vjeçar i Hollivudit u bë vetëm gjatë fundjavës.

Ajo ka kaluar shumë shpejt Ruper Grint dhe Sir David Attenborough që mbanin deri tani rekordin dhe ka befasuar kur brenda pak orësh, arriti 2.1 milionë ndjekës. Në mesin e tyre janë edhe aktoret: Drew Barrymore, Bella Hadid, Bella Thorne, Gretchen Rossi, Chrishell Stause, Jamie Lee Curtis dhe Helena Christiansen.

Rikujtojmë se Angelina Jolie është ndarë nga Brad Pitt pak kohë më parë, një ndarje kjo që ka mërzitur shumë fansa të çiftit. Megjithatë, duket se Angelina po përpiqet të qetësohet pak nga problemet që ka patur me ish-bashkëshortin e saj dhe të kalojë kohë kualitative me fëmijët. Kujtojmë, se ajo bëri një tur nëpër Europë së bashku me fëmijët dhe kaloi një kohë vërtet të mirë. Kujtojmë gjithashtu se Jolie është pjesë e filmit të Marvel me titull “The Eternals” i cili do të lançohet në 1 nëntor të këtij viti.