Health & Beauty Lifestyle

Sipas ekspertëve ekziston një orar ideal se kur mund t’i lani flokët!

Edhe pse mund ta keni dëgjuar shpesh se sa shpesh duhen larë flokët për t’i pasur sa më të shëndetshëm, tani rezulton se dhe orari se kur i lani paska një rëndësi të madhe. Njerëzit lajnë flokët në kohën e caktuar të ditës nga zakoni apo atëherë kur kanë kohë të lirë që t’ia përkushtojnë vetes.

Parukierët e njohur kanë zbuluar që në varësi nga struktura e flokëve disa njerëzve iu përshtatet më shumë që t’i lajnë flokët në mëngjes, ndërkaq të tjerëve u përshtatet që t’i lajnë në mbrëmje. Ekspertët konstatojnë që megjithatë ekziston koha ideale kur duhet t’i lani flokët.

Nëse keni flokë të hollë të cilat bëhen shpejt të yndyrshëm, ekspertët këshillojnë që gjëja më e duhur është që t’i lani në mëngjes, sepse ato ashtu duken më të bukura dhe më të dendur gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, nëse keni flokë kaçurrela, të dendur apo me qime të trasha, lajini në mbrëmje dhe pas larjes thajini lehtë me peshqir dhe lërini që të thahen vetë. Në këtë mënyrë flokët do të mbajnë vëllimin dhe kaçurrelat tuaja do të duken perfekte.

Një raport i kohëve të fundit në lidhje me zbulimin e një kimikati që shkakton kancer në disa shampo të thata mund t’ju bëjë të rimendoni rutinën tuaj të kujdesit për flokët. Por ekspertët thonë se nuk ka një zgjidhje për të gjithë se sa shpesh duhet t’i lani flokët ose çfarë mund të bëni për t’i mbajtur ato në ditët e pushimit. Dr.Anthony Rossi, një asistent dermatolog në “Memorial Sloan Kettering Cancer Center in New York City” u thotë pacientëve të tij se duhet të lajnë flokët një ose dy herë në javë.

Por nëse keni pasur trajtime kimike që mund t’i bëjnë flokët tuaj më të thatë, të tilla si zbardhues ose zbutës ju duhet t’i lani më pak se një herë në javë për të shmangur majat dyshe, tha ai. Nëse skalpi juaj është shumë i yndyrshëm, mund t’ju duhet ta lani atë aq shpesh sa një herë në ditë, sipas faqes së internetit “American Academy of Dermatology Association’s”.