Aktualitet Politikë

“S’ka asnjë lloj roli, vjen dhe bën zhurmë”/ Alibeaj i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Berishës. Dy fjalë edhe për presidentin

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha në një prononcim për mediat se në mbledhjen e grupit, “ka gjithmonë zhurmë se ndodh që vjen Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij, është i lirë ta japë opinionin, është influent lidhur me qëndrimin e grupit”.

Lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit, Alibeaj tha se u la një mbledhje tjetër grupi ku do të japin mendimet e tyre deputetët dhe më pas do të ketë një qëndrim të grupit të PD.

Deklarata e Alibeajt:

Sot, çështja e para e diskutuar ishte e agjendës parlamentare, tjetër çështje ishte qëndrimi që do dhe të mbajë PD lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Propozimi im si e kam thënë do duhet në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin që do duhet të mbajë grupi parlamentar.

Për këtë arsye u la një mbledhje tjetër ku do duhen të merren opinionet e secilit deputet, deputetët janë të barabartë e të sintetizohet një qëndrim final i grupit parlamentar.

E kuptoni që mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se ndodh që vjen Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij, është i lirë ta japë opinionin, është influent lidhur me qëndrimin e grupit.

Unë u them qëndrimin tim: procesi i zgjedhjes së presidentit është proces i rendësishëm pavarësisht faktit që me ndryshimet kushtetuese të marrëveshjes Berisha- Rama zgjedhja e presidentit fatkeqësisht degradon në raundin e 4-5 me 71 vota e kuptoni sa penalizuese është për opozitën që me një formulë tjetër do kishte të drejtën e vet e legjitimitetin për t’i vendosur këmbët në një këpucë mazhorancës e sidomos një mazhorance si e Ramës.

Opinioni ynë i qartë: Rama nuk ka të drejtën ta zgjedhë presidentin. Nuk e ka se nuk ka 84 vota sot, por nuk e ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar në selinë blu është zhvilluar me debate të forta mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës.

Ish-kryeministri ka kërkuar që PD të mos përfshihet në tryezën e negociatave me maxhorancën për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Berisha hodhi akuza ndaj Alibeajt, duke e cilësuar këtë të fundit si të shitur te Taulant Balla dhe Edi Rama.

Në prononcim për mediat pas mbledhjes, Berisha tha se presidenti do të zgjidhet nga vetë Edi Rama dhe se procesi është thjeshtë formal, në të cilin opozita nuk duhet të marrë pjesë.