Dilema Sociale Sociale

Sonila Meço: “Më mirë memet në rrjete sociale se promot e fushatës politike”

“Gjuha politike që përdorin politikanët sot”, kjo ishte tema e ditës në programin “Dilema Sociale” nga Eno Popi.

Meqenëse ndodhemi në prag të zgjedhjeve dhe fushatat elektorale janë kryefjala e ditës, duhet diskutuar se çfarë po ndodh konkretisht, veçanërisht me popullin që janë të vetmit që shpesh nuk i kuptojnë gjerat ashtu siç duhet ose ndonjëherë detyrohen të bëjnë sikur nuk i kuptojnë…

Mirëpo, një rol të rëndësishëm, për gjuhën dhe pushtetin politik luan edhe media, sepse ajo përqëndrohet, jo vetëm në përforcimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informacionit, por edhe në nxjerrjen e lirë të informacionit.

Për të diskutuar rreth kësaj teme kaq delikate ishte e ftuar në Top Albania Radio, gazetarja e njohur, Sonila Meço.

Gjatë intervistës me Eno Popin, gazetarja thekson se ajo vetë është identifikuar në drejtime të ndryshme politike sepse njerëzit bazohen nga media ku punon.

Sa i përket gjuhës politike, Sonila Meço mendon se është tepër e dobët dhe aspak interesante:

Nuk është më interesante… nuk është fare e bukur …

Madje ta them troç, po shihja disa nga promot e fushatës së forcave politike, ishin të dobëta, shumë të dobëta më mirë kisha marrë një nga këta artistët e memeve të Facebook-ut kisha marrë Brrylin apo ku di un çfarë kisha marrë tjetër, i vija me ato memet sesa ai produkt i dobët që është virtyt i asaj që janë duke bërë.

Politika nuk është më as spektakël, por estradë, vetë politika nuk bën më politikë është një ‘show’ ku një person i vetëm merr përsipër të jetë babai i kombit dhe gjithë pjesa tjetër nuk janë gjë tjetër veçse të rreshtuar. Edi Rama me talentin e vet në artin vizual prodhoi këtë lloj politike.

Në Rusi fytyra e gazetarëve apo njerëzve edhe në rrjete sociale apo media i quajnë “propagando” që është një bashkim i propagandës me ‘condom’ (prezervativ)…

Orkestrën e vë në lëvizje ai që është në pushtet sepse ai zgjedh strategjitë dhe në këtë aspekt opozita nuk ka si të ketë fuqi…