Bota

Studimi amerikan hedh dritë mbi shkaqet e vdekjeve foshnjore!

Sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), e njohur edhe si vdekja e djepit, është vdekja e papritur e një foshnjeje brenda ditëlindjes së tij të parë, për arsye në dukje të pashpjegueshme. Këto ngjarje, zakonisht ndodhin gjatë gjumit. Sipas një studimi amerikan të botuar në “Journal of Neuropathology & Experimental Neurology” dhe bazuar në analizën pas vdekjes së indit nervor nga foshnjat që vdiqën nga SIDS, vdekja në shtrat mund të ketë arsye biologjike, anomalitë e mëparshme që kombinohen për të rritur rrezikun e kësaj ngjarjeje dramatike.

Një grup shkencëtarësh nga Zyra e Ekzaminerëve Mjekësorë të San Diegos analizoi një strukturë në bazën e trurit të 70 foshnjave që vdiqën nga SIDS midis viteve 2004 dhe 2011 dhe vunë re një ndryshim në një receptor për serotoninën (2A/C) në vdekjet në djep krahasuar me foshnjat që kanë vdekur për shkaqe të tjera.

Studimet e mëparshme mbi minjtë kishin treguar se sinjalet e dërguara nga ky receptor kontribuojnë në ruajtjen e zgjimit dhe autoresimacionit, një sërë fenomenesh kardiake dhe respiratore të cilat, pas mungesës së oksigjenit, përpiqen të normalizojnë sërish shenjat vitale të të porsalindurit dhe e kthejnë në jetë.

Studimi duket se përforcon hipotezën se një anomali biologjike i bën disa të porsalindur më të prekshëm ndaj SIDS, në disa rrethana specifike. Sipas shkencëtarëve, vdekja foshnjore do të përcaktohej nga tre faktorë shoqërues; një periudhë kritike e zhvillimit kardiorespirator të foshnjave në vitin e parë të jetës; një stresues i jashtëm, si shtrirja me fytyrë poshtë dyshekut, ose ndarja e shtratit në mënyra të pasigurta. Është  një shkak biologjik kontribues që e bën të porsalindurin të pambrojtur, sepse ai nuk është në gjendje t’i përgjigjet këtyre rrethanave.