Celebrities Music

Taylor Swift po sjell një projekt të ri për të gjithë fansat e saj gjatë këtyre Krishtlindjeve!

Pavarësisht se sezoni i festave akoma nuk ka ardhur plotësisht këngëtarja e njohur Taylor Swift tashmë po u bën fansave një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Pavarësisht se këngëtarja 31-vjeçare para pak ditësh iu bëri edhe një tjetër dhuratë fansave me publikimin e albumit të saj të ri edhe filmit të saj.

Por ajo përsëri nuk është ndalur sepse ka postuar një video të versionit krejt të ri të muzikës së saj. Projekti i ri ka të bëjë me hitin e saj të festave dhe prandaj ajo ka postuar prapaskenat e përgatitjes së tij.

Swift ri-krijoi melodinë nostalgjike për “Christmas Tree Farm” të cilin e publikoi këtë javë ekskluzivisht në ‘Amazon Music’. Kënga u regjistrua në studiot e Londrës ‘Abbey Road’ me një orkestrim të ri të mbështetur nga një orkestër e madhe.

Ky version i ri është i mrekullueshëm sepse përjetohet sikur është një ndjenjë më e qetë e Krishtlindjeve kur bëni të gjitha blerjet dhe relaksoheni më pas pranë zjarrit.

11-herë fituesja e ‘Grammy’-it publikoi për herë të parë “Christmas Tree Farm” në vitin 2019, së bashku me një video muzikore nostalgjike që shfaqte pamjet në shtëpi të xhiruara nga prindërit e saj, Andrea dhe Scott Swift, gjatë pushimeve.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se ditën e djeshme, kantautorja 31-vjeçare postoi një video në rrjetin e saj social Instagram duke kënduar një këngë nga albumi i saj “evenmore” për të gjithë fansat. Në atë postim këngëtarja kishte shkruar se:

Sot asnjë problem, vetëm shampanjë. Doja ta ndaja këtë video me ju nga koha kur Aaron Dessner dhe unë po bënim ndryshimet tona për videon dhe aty ishte një piano, kështu që ndodhi kjo. “Evermore” është nderuar kështu. Urime të gjithë kolegëve tanë të nominuar!