Tom Hardy, aktori që disa role i’a duan djemtë dhe aktori që gocat e duan për shkak të bukurisë së tij, nisi hapat e karrierës nga një konkurs modelingu në “Channel 4” por ama gjërat për të nuk përfunduan këtu.
Pas disa rolesh të shkëlqyera si aktor e sidomos të paharrueshmin “Joker”, tani ai mund të jetë James Bond-i i ri. Daniel Craig a ka konfirmuar që për të nuk ka më një projekt të ri nën logon e agjentit 007, James Bond, andaj po diskutohet se kush mund ta zëvendësojë.
Përflitet se është pikërisht Tom Hardy ai i cili ka përfunduar audicionet suksesshëm mbi rolin e ri nën regjinë e Christofer Nolan.
Të dy kanë punuar në filma të ndryshëm si “Batman”, “Dunkirk” apo “Inception” dhe e admirojnë punën e njëri-tjetrit.