Pasò Sport

Trajneri Daja: Fitorja e Partizanit në derbi, kaloi vetëm me një kafe!

Ilir Daja arriti të fitojë derbin e parë të kryeqytetit në karrierën e tij. Sot ishte i ftuar në linjë telefonike në emisionin sportiv “Paso” në Top Albania Radio.

Për të arritur një fitore të madhe duhet një punë dhe sakrificë e jashtëzakonshme. Pas më shumë se një viti, Partizani arriti të fitonte ndaj Tiranës dje në “Elbasan Arena” dhe merita e parë i takon trajnerit Ilir Daja për përgatitjen e skuadrës.

Trajneri kryeqytetas ka drejtuar Dinamon dhe Tiranën në të shkuarën, por vetëm me Partizanin, arriti të shijojë triumfin në derbi.

Ndërsa u diskutua në radio rreth fitores së Partizanit, Daja u shpreh se bënë atë që kanë bërë gjithmonë, si kur kanë humbur dhe kur kanë fituar, festimet u mbyllën vetëm me një kafe.