Celebrities Gossip Showbiz

Trëndafila të kuq për Loredanën në “Shën Valentin”, ja se nga kush!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme me rastin e “Shën Valentinit” shumë prej personazheve kanë treguar në rrjete sociale lulet apo dhuratat që kanë marrë nga partnerët e tyre. Kohëve të fundit për shkak të disa postimeve, Loredana ka ngitur dyshimet se është e dashuruar dhe ditën e sotme ka treguar se ka marrë disa trëndafila të kuq, por jo ato që të gjithë prisnin sepse ka treguar se personi që ia ka dhuruar është një mikesha e saj, ku dhe e ka etiketuar në postim.

E teksa shumë spekulime ka pasur shpesh nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të postimit  në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.