Showbiz

Tristan Thompson uron publikisht Khloe Kardashian për ditëlindje dhe askush nuk e priste

Që pas skandaleve të shumta të tradhëtisë, askush nuk e priste që Tristan Thompson të bënte një deklaratë apo urim publik për ish-partneren e tij.

Këtu merr jetë shprehja kurrë mos thuaj kurrë pasi pak orë më parë ai ka postuar një foto të sajën në profilin e Instagramit ku e uron publikisht për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian. Ti je personi më i bukur që kam njohur brenda dhe jashtë. Faleminderit që je një mama e përkryer për vogëlushen tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ty për të marrë shembull” -shkroi ai ndër të tjera në postim.

Mesa duket ish-çifti kanë përmirësuar marrëdhënien e tyre për hir të vajzës së vogël ndërkohë që Tristan ka marrë një shtëpi vetëm 25 minuta larg tyre në mënyrë që tu qëndrojë sa më pranë.