Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e legjendës së Brazilit i bashkohet platformës “OnlyFans” pasi bëhet nënë!

Danielle Favatto, vajza e legjendës së Brazilit, Romario, është bërë pjesë e platformës “OnlyFans”, në të cilën pjesa më e madhe e materialeve janë me përmbajtje për të rritur. Por nëse mendoni se dhe 25-vjeçarja do të postonte foto të tilla, atëherë gaboheni. Ajo sapo është bërë nënë dhe ka shpërndarë në këtë platformë foto gjatë shtatzënësi dhe materiale ku tregon eksperiencën e saj si nënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Danielle Favatto (@dadafavatto)

“Kam krijuar një profil në OnlyFans për të treguar përvojën time si një nënë e re. Mu duk një ide e shkëlqyer për ta bërë këtë gjë”, është shprehur Danielle. Shumë përdorues kanë qenë entuziastë për këtë ide, pasi menduan se ishte bukur që e shpreh në këtë mënyrë mëmësinë. Të tjerët kanë mbajtur qëndrim të kundërt.

Bukuroshja u shpreh se: “Nuk doja të kisha një fëmijë, por ndryshova mendje nga hiçi. Nuk e kisha idenë se si të sillesha me fëmijët.” Ndërkaq, Romario, i cili tani është senator i Rio de Zhaneiros, ishte një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, duke fituar Kupën e Botës me Brazilin në vitin 1994. Pas karrierës së tij si lojtar, ai punoi për një kohë të shkurtër si trajner, duke marrë drejtimin e Vasco-s në 2008.