Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Vajza e saj nuk ngelte dot shtatzënë, 51-vjeçarja sjell në jetë mbesën!

Një nënë 51-vjeçare, Chalise Smith, i ka dhënë vajzës së saj dhuratën më të madhe të jetës. Kur e bija, 25-vjeçarja Kaitlyn Munoz, u përball me çështjen e inferlitetit, nëna e saj vendosi të bëhej nëna surrogate e fëmijës së vajzës së saj. Mjekët e këshilluan të renë Munoz që të mos lindte më kurrë pasi u diagnostikua me endometriozë dhe më vonë me sindromën Sjogren.

Nëna e saj ka rrëfyer për ‘Fox 13’ frikën që kishte për të mbajtur fëmijën, por siç tregon 51-vjeçarja ka qenë një nga shtatzënitë më të lehta.

Dhe për të qenë 100% e sinqertë, ishte një nga shtatzënitë më të lehta. Ka pasur shumë gjatë shtatzënisë që më thonin se sa e vështirë do të ishte të dorëzoja fëmijën pasi e mbajta atë për nëntë muaj brenda meje, por nuk ishte kështu. E dija që në fillim se ky nuk ishte fëmija im. Kjo ishte një dhuratë për vajzën time që ajo nuk mund ta bënte për vete. Unë do të bëja gjithçka për cilindo nga fëmijët e mi.

Ajo solli në jetë mbesën e saj, Alayna Kait-Chalise Munoz, e cila lindi e shëndetshme në një spital në Utah më 17 maj. Menjëherë pas lindjes, nënë dhe bijë ndanë përvojën e bukur në Instagram. Për mediat e huaja, 25-vjeçarja tha se nëna e saj i kishte sjellë dhuratën më të madhe në jetë, Alaynan.

Unë dhe mamaja ime kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, ajo është shoqja ime më e mirë. Mamaja ime bëri shumë gjëra për mua që unë nuk mund t’i bëja për veten time dhe 25 vjet më vonë ajo bëri diçka që unë nuk mund ta bëja përsëri për veten time. Ajo më solli dhuratën më të madhe, Alayna.

Rikujtojmë, se një grua me origjinë nga Ostuni, në provincën e Brindisit në Itali, ka provuar emocionin e të qenit nënë në moshën 58-vjeçare. Në spitalin Perrino ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila peshon pak më shumë se 2.3 kilogramë.