Auto & Moto Tech

Vjen në “jetë” autobusi që brenda pak sekondave kthehet në tren, ja kur pritet të operojë!

Kur përmendim Japoninë na shkon mendja të robotët dhe inovacionet e ndryshme teknologjike, por ata kësaj radhe kanë shkuar një hap më tej duke sjellë në “jetë” një autobus që për pak sekonda shndërrohet në tren. Ky mjet motorik i njohur ndryshe si DMV, mund të transformohet nga një autobus i rëndomtë për transportimin e pasagjerëve në një tren.

DMV mund të transportojë deri në 23 persona përfshirë shoferin, është 8 metra i gjatë dhe peshon 5,850 kilogramë duke u bërë kështu shumë më i lehtë sesa një tren i zakonshëm. Në binarë lëviz me shpejtësi prej 60 kilometra në orë, ndërsa në rrugë është shumë më i shpejtë varësisht nga rrugët që kanë të kufizuar shpejtësinë për arsye sigurie.

Ky mjet motorik pritet të operoj në festën e Krishtlindjeve nën ‘Asa Seaside Railways’ dhe do të lidh Tokushima me Kochi në Shikouk, një nga katër ishujt kryesor të Japonisë. Ndërkaq, rikujtojmë se një autobus pa shofer në Francë është automjeti i parë që autorizohet të nxirret në qarkullim në një rrugë publike. Autobusi i vogël që mund të transportojë deri në 12 pasagjerë ka kryer prova në një kampus në qytetin jugor të Tulusës që nga muaji mars.

Por javën e shkuar, ministri francez i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari autorizoi lëvizjen e autobusit pa shofer nëpër rrugët publike. Benoit Perrin, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së prodhimit të këtyre automjeteve ‘EasyMile’ tha se:

Ky është një hap i rëndësishëm përpara në komercializimin e automjeteve pa shofer si në ambiente private ashtu edhe në rrugët publike.