#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Tiri Gjoci zbulon detaje të prurjes më të re “Zemër”

Ka kaluar rreth një muaj që nga momenti kur këngëtari Tiri Gjoci vendosi të publikojë projektin muzikor “Zemër”.

Kënga e cila është pëlqyer shumë nga publiku menjëherë është votuar për tu bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare. Prej 5 javësh kjo prurje e Tirit renditet mjaft në The Top List.

Për herë të parë në #thuajemepepsi këngëtari ka zbuluar detaje të kësaj kënge për të cilat ne nuk ishim në dijeni.

Tiri tregoi se punën për të realizuar këtë këngë e nisi që para 1 viti dhe koncepti asokohe ishte krejtësisht ndryshe. “Zemër” ishte në një version akustik me të cilën Tiri ende nuk ndihej i kënaqur.

Artisti vendosi të eksperimentojë dhe arriti të fusë në këngë elemente ritmike dhe të kërcyeshme por duke ruajtur identitetin e tij me kitarrë dhe fjalë të ëmbla.