Showbiz

Afërdita Dreshaj pranon publikisht ndërhyrjen kirurgjikale

Edhe pse sapo u martua dhe duhet jetë duke shijuar muajin e saj të mjaltit me bashkëshortin Jakub Kindl, Afërdita Dreshaj ka vendosur të zbulojë disa sekrete.

Modelja dhe moderatorja e famshme duket se është ‘infektuar’ nga opsioni ‘më bëj pyetje’ në Instagram që ka përfshirë të gjithë personazhet e famshëm dhe jo vetëm.

Nëpërmjet këtij opsioni bukuroshja pranoi publikisht se ka bërë ndërhyrje në gjoks për t’i zmadhuar. Dikush e pyeti: “A e ke bërë gjoksin” -dhe ajo u përgjigj thjeshtë me një ‘Po’.