Showbiz

Aktorja e famshme diagnostikohet më sëmundjen e rrezikshme

Amy Schumer e kemi parë në disa nga filmat komikë më të pëlqyer nga publiku madje edhe në rrjetet sociale ajo bën postime plot humor.

Së fundmi Amy ka publikuar një foto me anë të së cilës na tregon se në të vërtetë ajo është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë. 39-vjeçarja zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme madje ka kërkuar disa këshilla nga fansat se si ta përballojë këtë situatë të vështirë.

Aktorja shkruan se nuk e di se për sa kohë e ka patur këtë sëmundje që prek sistemin e saj imunitar por është duke bërë të pamundurën që ta përballojë.

“A është prekur njeri nga Lyme këtë verë?! E kam unë dhe kam marrë mjekime. Ndoshta e kam patur gjithmonë por ama tani po qëndroj larg diellit” -shkruan ajo në diçiturën e fotos ku shfaq veten e saj në moshë të hershme.