Celebrities Gossip Showbiz

Alex Rodriguez po përpiqet të rregullojë marrëdhënien e tij me J-Lo?!

A po shpreson Alex Rodriguez të ribashkohet me Jennifer Lopez? Këtë të premte, më 23 Prill, ish-çifti thuhet se u pa duke darkuar së bashku në “Hotel Bel-Air” në Los Angeles, i njëjti hotel luksoz ku ata patën takimin e tyre të parë në vitin 2017. Tashmë duket se kjo vendndodhje nostalgjike mund t’i ketë shërbyer një qëllimi.

Sipas burimeve që flasin për “Us Weekly”, Rodriguez shpreson të pajtohet me ish-të fejuarën e tij.

A-Rod nuk do të heqë dorë nga marrëdhënia e tij me J.Lo. Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta bërë atë të funksionojë.

Burimet pretendojnë se lojtari i bejsbollit fluturoi në L.A të enjten për të parë yllin.

J. Lo ende nuk i beson plotësisht A-Rod. Ajo është shumë skeptike, por e dëgjoi se çfarë ai kishte për të thënë sepse ajo ende ndjen shumë dashuri për të.

Rikujtojmë, se Lopez dhe Rodriguez dilnin së bashku për dy vjet para se të fejoheshin në vitin 2019. Pas një serie vonesash për dasmën e tyre si pasojë e pandemisë, si dhe pas thashethemeve të tradhëtisë, çifti njoftoi përfundimisht një ndarje që dukej reciproke. Ata thanë në një deklaratë se:

Kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi kështu. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë. I vetmi koment tjetër që duhet të themi është falënderimi për të gjithë ata që na kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.

Sidoqoftë, raportet pasuese, si dhe veprimet e vetë protagonistëve në mediat sociale, përshkruajnë një histori pak më ndryshe. Sipas disa burimeve, Jennifer Lopez thuhet se këmbënguli në ndarjen e tyre për shkak të mungesës së besimit. Një mik i saj tha për “People” se:

Ka shumë çështje që nuk janë zgjidhur ende. Ajo ka qenë mjaft e trishtuar dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex.

Një burim tjetër shtoi:

Nëse ai ka tradhtuar apo jo nuk ka rëndësi. Ajo nuk do ta tolerojë frikën e saj mbizotëruese mes tyre.

Pastaj, vetëm disa ditë pas njoftimit zyrtar, Lopez pëlqeu një citim nga autori R.H. Sin në “Instagram”:

Mos e bëni atë të mendojë se ju intereson, kur në fakt është e kundërta. Fansat ishin të shpejtë për të aluduar nëse Lopez dhe Rodriguez ishin me të vërtetë ende miq.

Një ditë para njoftimit të tyre të ndarjes, Alex Rodriguez postoi një video në “Instastory” ku shfaqte një seri fotografish nga ditët më të lumtura me yllin e “JLo Beauty“, përfshirë dhe një me emrat e tyre të shkruar në rërë. Ndërsa fansat mund ta kenë parë këtë si gjest romantik duke marrë parasysh që nuk ishin bërë publike me ndarjen e tyre, është e rëndësishme të theksohet se kënga “Fix You” nga “Coldplay” mund të dëgjohet në sfond.

Teksti i këngës ku thuhet “Lotët rrjedhin në sytë e tu” ka shumë më tepër kuptim kur i kthehemi pas kësaj ngjarje. Nëse të gjitha këto thashetheme duhen besuar, Rodriguez mund të jetë duke u përpjekur të fitojë përsëri besimin e ish-partneres së tij, por ndoshta do të duhet më shumë se sa një darkë.