Art & Kulturë Celebrities Pardon My French

Andia Xhunga dhe Indrit Çobani na zbulojnë më tepër për shfaqen “Gratë e Kazanovës” në “Pardon My French”!

Të ftuar në episodin e sotëm të “Pardon My French” ishin Andia Xhunga dhe Indrit Çobani për të folur sa për lidhjen e tyre në jetën reale, aq edhe për anën profesionale, ku duket se gjithashtu janë të lidhur ngushtë. Për sa i përket dashurisë së tyre, ata u shprehën si më poshtë.

Ngaqë ndajmë shumë gjëra me njëri-tjetrin, ndajmë edhe shijet. Kemi shije të përbashkëta, interesa të përbashkëta. Përveç se e plotësojmë njëri-tjetrin, e ndihmojmë shumë. Nuk kemi dyshime, e besojmë shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë, çifti na zbuloi më shumë për projektin më të fundit “Gratë e Kazanovës”, ku Andia është regjisore. Kjo është një shfaqe shumë e veçantë për dyshen për një arsye vërtet të ëmbël.

Për herë të parë do të jemi partnerë në skenë.

Dhe cila është e veçanta e shfaqes?! Këtë na e zbuluan vetë artistët në “Pardon My French”.

I drejtohemi publikut direkt dhe ata kanë të drejtën të ndërveprojnë me shfaqen.

Gjithashtu, e ftuar në një lidhje telefonike ishte Rozana Radi, e cila është një nga aktoret e kësaj shfaqeje. Ajo na përcolli emocionet dhe ndjesitë që ka marrë nga shfaqja, teksa ftoi dëgjuesit e TAR ta ndjekin nga afër atë.