Showbiz

Armina Mevlani: “Jam e mbushur me fillers dhe botoks”

Blogerja dhe influencuesja më e famshme në Shqipëri e jo vetëm, Armina Mevlani së fundmi ka reaguar ndaj komenteve që merr herë pas here rreth faktit nëse ka bërë apo jo ndonjë ndërhyje në fytyrë.

Ajo ka postuar një video në Insta Story ku shfaqet duke kënduar me një filter që zmadhon tiparet e fytyrës në mënyrë që personi të duket sikur ka bërë ndërhyrje.

“Më vjen keq t’ju zhgënjej njerëz! Kjo jam unë në të vërtetë, e mbushur plot me fillers dhe botoks” ,-shkroi ajo në diçiturën e videos duke ironizuar situatën.

Sigurisht që kjo erdhi në formën e shakasë për Arminën e cila shumë shpejt pritet të organizojë ceremoninë e shumëpritur të dasmës me Shkëlzen Berishën.