Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani me një problem si të gjithë shqiptarët!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Së fundmi, Arminën e kemi parë edhe si bashkëprezantuese në programin e Top Channel “Goca dhe Gra”, ku jep komente të ndryshme në diskutimet që zhvillohen. Mbrëmjen e djeshme, tema e e diksutimit ishte lidhur me rritjen e çmimeve, një problematikë që ka shqetësuar shqiptarët dhe i ka bërë të protestojnë muajve të fundit. E teksa kjo gjë duket se ka prekur dhe blogeren e cila u shpreh kështu:

Unë për shembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me trefish çmimet.

Para pak javësh, një nga temat kishte të bënte lidhur me puthjet në publik dhe bukuroshja u shpreh kategorikisht kundër çifteve që e bënin këtë. Kjo deklaratë e blogeres shkaktoi disa kundërshtime në studio.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.