Showbiz

Armina Mevlani po përjeton makthin e saj më të keq

Blogerja e famshme shqiptare të gjithë punën e saj e menaxhon nëpërmjet rrjeteve sociale.

Thuajse çdo ditë ajo na shfaq punën e saj, bashkëpunimet me firma të famshme si edhe udhëtimet apo produkte të ndryshme por fatkeqësisht nuk do të mund ta bëjë këtë gjë për pak kohë.

Ish-Miss Shqipëria ka lajmëruar nëpërmjet Instagram-it se llogaria e saj punës “Rebel Heart” është hakuar nga një individ i panjohur.

Kjo llogari kishte afërsisht 1 milion ndjekës ndërkohë që Armina është e stresuar nëse do ta rikuperojë atë apo jo.