Showbiz

Armina Mevlani rrëfen planet për dasmën e ardhshme

Prej javësh përflitet se kur apo nëse blogerja më e famshme shqiptare Armina Mevlani do të bëjë një dasmë të madhe.

Edhe më parë ajo ka konfirmuar se ajo dhe Shkëlzen Berisha do të ecin në altar për t’i thënë ‘Po’ njëri-tjetrit dhe duket se kanë nisur hapat e parë për realizimin e ceremonisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Armina ka konfirmuar se do të ketë një dasmë jo tradicionale. Ajo ka filluar të përzgjedhë detajet e para të dekorit, vendin dhe hapësirën ku do të mbahet dasma si edhe ka në mendje disa firma të ndryshme për fustanin e nuses.

Armina është shprehur do të veshë fustanin e një firme me të cilën po bashkëpunon por ende nuk ka përzgjedhur asgjë. Çifti i famshëm duket se fillimisht nuk kishin në plan të bënin një organizim kaq të madh por miqtë dhe familjarët këmbëngulën për një të tillë.