Politikë

Basha me demokratët e kryeqytetit: Pse Berisha e Rama nuk e duan vettingun në politikë?

Nuk ka opozitë tjetër përveç partisë Demokratike’, kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha në një takim me demokratët e njësisë nr.2 në Tiranë. Sipas tij, demokratët i bashkon një qëllim i vetëm, shkëputja nga 30 vitet e tranzicionit dhe nga treshja Rama-Meta-Berisha që e kanë mbajtur peng Shqipërinë. Për këtë Basha tha se Vettingu i politikanëve është një nga mënyrat e vetme që politika të jetë në shërbim të qytetarëve. “Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthtarë, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë vettingun për veten e tyre? Sepse ndahet shapi nga sheqeri”, tha Basha.

“Të gjitha instrumentet që politika të jetë në shërbim të njerëzve prandaj insistojmë tek vettingun i politikaneve edhe këtu shumica absolute e shqiptarëve Partia Demokratike në Bllok është për vettingun e politikaneve. Jam i saktë apo jo? E ndjej këtë mbështetje kudo, e kemi artikuluar në 2018, e futen në labirinte prapë e kemi çuar në parlament. Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

Çfarë do të thotë të zgjedhim të ardhmen? E pra, së pari do të thotë të shkëputemi nga 30 vite tranzicion. Nga kalorësit e apokalipsit. Nga ajo treshe që sot është bërë bashkë për të mbajtur peng Shqipërinë, për ta mbajtur Shqipërinë pronë dhe plaçkë të vetën dhe për të cilën i vërtiten Partisë Demokratike me këtë egërsi, sepse është pengesa e vetme. E tillë është sot, është shpresa e vetme dhe si e tillë duhet shpërfaqur para çdo shqiptari. Një politikë që ka humbur çdo interes për fatin e njerëzve dhe jo më për të zgjidhur hallet e tyre. Një demokraci e zhbërë deri në fund. Një parlament që nuk ka ardhur si vullnet i votës së qytetarëve, siç e thotë dhe raporti i OHDIR-it. Me një pushtet vendor të degraduar pas 30 e ca vitesh demokraci, më të përqendruar se kurrë në grushtin e disa çifligarëve që as bashkiakë nuk meritojnë të quhen. Dhe në vend që t’iu shërbejnë qytetarëve, ju marrin qindarkat e fundit që iu kanë mbetur, pasi ua merr qeveria qendrore, për t’ua djegur me afera korruptive si Inceneratorët. Se e vetmja gjë që djegin inceneratorët janë taksat e Shqiptarëve, një drejtësi e paralizuar me ndonjë lëvizje të vogël kohëve të fundit por jo të mjaftueshëm për të kaluar testin, janë institucione te cilët nuk i takojnë qytetareve.

Misioni ynë i parë në rrugën për ti kthyer shpresën shqiptarëve pasi jemi ndarë nga e keqja, pasi kemi vendosur ta lejmë pas të keqen, hijet e të shkuarës, korrupsionin. Është t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore. Si i kthehet politikës fytyra njerëzore? E di njëri si i kthehet fytyra njerëzorë? Duke zgjedhur më të mirën, si zgjidhen më të mirët? Duke siguruar që vota të fillojë të funksionojë, se po nuk funksionoi vota, zgjidh më të mirën ti, por prapë se prapë do të mbushet parlamenti dhe bashkitë me hunjtë e gardhit dhe me figurën e krimit dhe më të korruptuarit, siç ndodh kur ti nuk ke demokraci të vërtete. Të zgjedhim më të mirën do të thotë që brenda radhëve tona dhe në bashkëbisedim me forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshim, siç nuk pajtohemi ne dhe që të bashkohen me ne në betejën për ndryshim, do të thotë në radhë të parë të lirojmë karriget e zëna për 30 vjet. Ku do të ulen ata? Në qoftë se mandatet janë të përjetshme? Në qoftë se pushteti është i përjetshëm? Apo edhe me keq i trashëgueshëm, kjo nuk është më demokraci.

Dhe së dyti duke u mundësuar me të gjitha instrumentet që politika të jetë në shërbim të njerëzve prandaj insistojmë tek vettingun i politikaneve edhe këtu shumica absolute e shqiptarëve Partia Demokratike në Bllok është për vettingun e politikaneve. Jam i saktë apo jo? E ndjej këtë mbështetje kudo, e kemi artikuluar në 2018, e futen në labirinte prapë e kemi çuar në parlament. Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë. Një ditë nuk kanë shkuar tek 5-Maji. Kjo deputetja që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte tek 5-Maji edhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputet tanë atje, ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi deri në darkë? Pse nuk denoncojnë? Pse iu është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelet qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal? Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.

Çdo skandal që kemi denoncuar, çdo e vërtetë që kemi thënë është ashtu siç kemi thëne ne sepse ne për asnjë çaste nuk jemi tunduar as nga presioni i oligarkëve as nga joshja e oligarkëve. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Vettingu i politikaneve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime, palo burrëllëk merret nga mëngjesi deri në darkë me zonjat e nderuar të partisë demokratike vetëm e vetëm sepse nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall “non grada” nga aleati ynë strategjike. Pasi iu dha fjalën demokrateve që nuk do ta përfshijë partine, që nuk do ta përfshijë grupin parlamentar dhe në fakt jo vetëm që e përfshiu por e sulmojë me të njëjtin egërsirë, me të njëjta mjete si kundërshtari ynë Edi Rama dhe regjimi i tij dhe në bashkëpunim me të.

Vettingu ne politike, reforma e sistemit zgjedhor, duke përfshirë një reforme kushtet qe do te rivendos balancën e pushteteve për shembull, kemi dëgjuar dhe do t’i qëndrojmë duke kufizuar mandatin e kryeministrit, zyra me e fuqishme e ekzekutimit.